Gjendet një trup i dekompozuar në brendësi të një pallati në Vlorë

20 July 2022, 12:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet një trup i dekompozuar në brendësi të një
Foto ilustruese

Një trup i dekompozuar është gjetur ditën e sotme në brendësi të një pallati në Vlorë.

Trupi është gjetur në pallatin i cili ishte i papërfunduar. Nuk dihet identiteti i personit të vdekur mirëpo dyshohet se trupi ka ditë që qëndron në atë pallat. 

Kanë qënë punonjësit e kompanisë të cilët po ndërtonin në pallat ata që kanë pikasur trupin e më pas kanë njoftuar dhe policinë.

Godina ndodhet në qendër të qytetit bregdetar. Policia dyshon paraprakisht se bëhet fjalë për një vdekje natyrale. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur të plotë ngjarjen. 


Video