Europa përfshihet nga zjarre masive, evakuohen qindra banorë

20 July 2022, 08:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Europa përfshihet nga zjarre masive, evakuohen qindra banorë
Zjarr

Flakët  vazhdojnë të përhapen në të gjithë Evropën – një zjarr në periferi të Athinës ka detyruar qindra banorë të evakuohen.

Flakët nisën rrëzë malit Pentli dhe më pas u përhapën shpejt të ndihmuara edhe nga erërat e fuqishme.  Më shumë se 78 zjarrfikës, 22 automjete tokësore dhe 16 avionë ishin në aksion për të fikur zjarrin që ishte përhapur në dy fronte.

Situata vijon të mbetet e vështirë n ë rajonin Gironde në jugperëndim të Francës ku  dy zjarre  masive prekën një pyll me pisha, mijëra banorë u evakuuan nga banesat e tyre.

Vendpushimet verore si i famshmi  Dune du Pilat – rëra më e lartë në Evropë – janë përfshirë nga zjarret që po shkatërrojnë kampet duke i dhënë fund pushimeve të qindra turistëve.

“Rëra është pas nesh, druri është djegur. Ka një peizazh shkretimi dhe  do të duhet kohë për të gjetur bukurinë e tij” shprehet komandanti i emergjencave Matthieu Jomain.

Erërat e forta dhe nxehtësia ekstreme kanë komplikuar shuarjen e zjarrit. Një nga zjarret pranë Bordos në Francë  mendohet se është ndezur qëllimisht.

Në Spanjë beteja për të kontrolluar zjarret zhvillohet në disa fronte. Ekspertët thonë se vapa ekstreme dhe zjarret kanë ndodhur  tre javë më herët se zakonisht. Ndërsa në Portugali ulja disi e temperaturave  ka lehtësuar presionin mbi ekuipazhet e emergjencës.


Video