Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest shtëpie” për 37-vjeçarin, Gjergj Priftuli i cili ditën e shtunë goditi me gomone dy pushes në plazhin e Jalës.
Seanca është drejtuar nga gjyqtari Hektor Sinanaj, ndërsa prokuror ka qenë Erisa Visoci. Ndonëse, një prej të rinjve, Agustin Sefa, i cili u godit me gomone nga Prifti ndodhet në spital në gjendje të rëndë, gjykata ka marrë këtë masë ndaj 37-vjeçarit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë ku 31-vjeçari Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja Era Gj u përplasën nga gomonia e cila drejtohej nga Gjergj Priftuli.
Vajza mori gërvishtje të lehta, mirëpo Sefa mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën. 31-vjeçarit i janë dëmtuar organet e brendshme dhe i është nënshtruar dy herë operacioneve.