Gjendet e djegur në Godull gomonia që u ndoq nga “Guardia di Finanza”, dyshohet se kishte drogë

20 July 2022, 11:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjendet e djegur në Godull gomonia që u ndoq nga “Guardia di

Detaje të reja kanë dalë nga gomonia, e cila u pikas dje në brigjet shqiptare.

Fillimisht mjeti është pikasur dje nga Frontex, e cila ka njoftuar Policinë Kufitare.

Menjëherë kjo e fundit ka nisur shërbimet nga Saranda në Kepin e Rodonit për të kapur mjetin në bashkëpunim më Guarda Di Financa.

Mjeti ka ecur 7 milje larg bregdetit shqiptar dhe dyshohet se ka ardhur nga Greqia dhe kishte destinacion Malin e Zi.

Mjeti lundrues nuk ka mbërritur në Malin e Zi, por është gjetur i djegur, në zonën e Laçit (Godull)

Mësohet së në të kanë qenë 3 persona, të cilët nuk dihen nëse kanë qenë shqiptarë apo të huaj.

Gomonia gjatë gjithë lëvizjeve ka qenë e mbuluar dhe dyshohet se në të mund të ketë pasur lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2022, rreth orës 05:30, në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në breg të detit, në Godull, Kurbin, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, një mjet lundrues, duke u djegur.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës. Deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video