PROTESTA/ Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, nën hetim tetë persona!

12 July 2024, 10:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PROTESTA/ Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, nën hetim
Molotovë

Policia ka vënë në hetim në gjendje të lirë 8 persona pas protestës së zhvilluar nga opozita para Kryeministrisë.

Efektivët thotë se protestuesit kanë ushtruar veprime të dhunshme dhe kanë hedhur molotovë në drejtim të Kryeministrisë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar.

Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë.


Video