"Dua të shkoj tek gruaja", SHQIPTARI kapet me ‘SHTËPI BARI’ në Angli sapo kishte dalë nga burgu!

12 July 2024, 08:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Dua të shkoj tek gruaja", SHQIPTARI kapet me ‘SHTËPI
Kanabis

Një shqiptar është vendosur në pranga pasi u kap teksa kujdesej për një fermë kanabisi në Nottingham, me vlerë mbi 170,000 £.

Shqiptari Renato Kutrici nuk kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu për të njëjtën vepër penale. 

Avokatja e 39-vjeçarit, Laura Pitman, tha në seancë se klienti i saj u përfshi në ndërmarrjen e paligjshme nëpërmjet një bande shqiptare, së cilës familja e tij i detyrohej para.

Ndër të tjera në mbrojtjen, avokatja tha se klienti i saj ishte thjesht i dëshpëruar për të shkuar në shtëpi te gruaja dhe tre fëmijët e tij.

Ndërsa hetuesi Dan Scothern tha se Policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në një adresë në Mardling Avenue rreth orës 8:30 të mëngjesit më 11 prill. Ai tha se oficerët trokitën në derë dhe kur nuk morën asnjë përgjigje ata u futën me forcë brenda.

“Kur u futën, i pandehuri qëndronte në korridor me krahët ngritur. Ai kishte veshur doreza kopshtarie dhe ishte i mbuluar me gjethe të gjelbra. Nuk kishte njerëz të tjerë në godinë. Brenda kishte 205 bimë në faza të ndryshme rritjeje dhe secila zonë individuale kishte sistemin e saj me drita, ushqim dhe një sistem ujitjeje. Eksperti i drogës vlerëson vlera e kanabisit, nëse do të shitej do të shkonte nga 57,400 dhe 172,220 £,"-tha prokurori.

Kutrici, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit. Dënimi i tij i mëparshëm për të njëjtën vepër e bëri atë të burgosur për gjashtë muaj kur ai u paraqit në ëarëick Croën Court në gusht të vitit të kaluar.

Kutrici u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 10 muaj burg./Nottinghampost


Video