Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Reshje shiu kanë nisur pak çaste më parë në zonën e Dropullit, mes shpresës se do të shuajnë zjarret që prej disa ditësh po përvëlojnë zonën.
Është ministri i Brendshëm Taulant Balla ai që jep lajmin për nisjen e shiut, teksa në sfond ende dallohen kodrat e përfshira nga flakët.
Zjarre gjatë natës në vijim ka patur edhe në fshatrat pranë qytetit të Delvinës, si dhe në qafën e Muzinës.
Për shuarjen e zjarreve në Dropull, dje u angazhuan edhe dy avionë të posaçëm nga Greqia.