Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Grabitet një një filial i bankës së nivelit të dytë OTP pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’ në Komunën e Parisit në Tiranë.
Personi i armatosur është futur brenda në institucion dhe e ka grabitur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.