Bie nga skela, ndërron jetë punëtori në Shëngjin të Lezhës

15 April 2023, 08:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bie nga skela, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetën ditën e sotme pasi ka rënë nga skela e një pallati në ndërtim, në Shëngjin.

Sipas BW, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes në Shëngjin.

Ai është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, dhe as identiteti i personit që ka ndërruar jetë.


Video