Kush është ish-komandoja i arrestuar në Turqi për drogë me policin e rrugores (Emri)

16 October 2022, 14:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush është ish-komandoja i arrestuar në Turqi për drogë

Kujtim Çeliku u arrestua në Turqi së bashku me efektivin e Rrugores, Florenc Bicerri pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Çeliku është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i akuzuar për vjedhje, në 2011 ai është arrestuar  me akuzën e grabitjes.

Çeliku, oficer i ushtrisë, në repartin e forcave speciale “Komando” kishte kryer 5 misione paqeruajtëse në Irak e Afganistan. Ai kërkohej prej muajsh me akuzën e grabitjes ndaj një biznesmeni në Durrës. Kujtim Çeliku, 33 vjeç, atë kohë  nga fshati Mullet i Tiranës u ndalua në shtëpinë e tij nga forcat e Komisariatit Nr.1.

Ndaj Çelikut kishte një urdhër- ndalimi nga Prokuroria e Durrësit, pasi në bashkëpunim edhe me 3 persona të tjerë akuzoheshin se kishin grabitur një biznesmen, i cili merrej me tregti floriri. Ngjarja për të cilën ai akuzohej ndodhi në maj të 2017, pranë shtëpisë së biznesmenit me iniciale M.B., të cilit i kishin vjedhur çantën me 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh.

Por, pas arrestimit, akuza për grabitje nuk ishte e vetmja që rëndonte mbi 33-vjeçarin Çeliku, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në Mullet të Tiranës, u gjetën edhe municione dhe kallëpe tritoli, që ai i mbante pa leje.

Sipas burimeve nga policia në atë kohë, kapteri Kujtim Çeliku po përgatitej për një tjetër mision paqeruajtës në Irak, që do të niste pas dy javësh.

Emri i Kujtim Muharrem Çelikut figuron në listën me 58 komando paqeruajtës, të cilët janë dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës.


Video