Po transportonte drogë në Turqi, ky është efektivi i policisë që u kap bashkë me dy shqiptarë të tjerë

16 October 2022, 12:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Po transportonte drogë në Turqi, ky është efektivi i

Ky që shikoni në foto është Florenc Bicerri, efektivi i policisë rrugore të Tiranës që u kap me drogë në Turqi. Në pranga bashkë me Bicerrin kanë rënë edhe Kujtim Çeliku, ish-komando i dënuar më parë për një grabitje të ndodhur në vitin 2011 dhe Adrian Qirici.

Mësohet se efektivi i policisë kishte marrë leje nga Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës që në datë 5 Tetor. Nuk dihet ende sasia e lëndës narkotike që ata po transportonin dhe as destinacioni i saj.

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka vendosur përjashtimin e Florenc Bicerrit nga Policia e Shtetit pas arrestimit të këtij të fundit me drogë në Turqi. Në njoftim për mediat, policia bën me dije se Bicerri kishte dalë nga Shqipëria përmes Rinasit në datë 5 Tetor.

Tashmë është ngritur një grup hetimor bashkë me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët turq, në lidhje me një rast trafikimi të lëndëve narkotike, në të cilin janë të përfshirë 3 shtetas shqiptarë, njëri prej tyre punonjës policie, ka ngritur një grup të dedikuar hetimor, për hetimin e rastit.

Sqarojmë se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, shtetasi Florenc Bicerri, tashmë i arrestuar në Turqi, ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë  05.10.2022.

Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë, grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.


Video