Kush është drejtoresha që iu vendos eksplozivi poshtë "Range Rover-it" në Shkodër

28 June 2022, 19:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është drejtoresha që iu vendos eksplozivi poshtë
Suida Kuka

Shënjestra e atentatit me eksploziv pasditen e kësaj të marte në Shkodër ka qenë drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor për qarkun verior, Suida Kuka.

Kuka ka marrë detyrën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor më 16 maj 2022, teksa më herët, prej më shumë se një viti ka mbajtur postin e drejtoreshës së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Lënda plasëse ishte vendosur shumë pranë makinës personale tip "Range Rover" të Suida Kukës në afërsi të gomës. Forcat xheniere të ardhura nga Tirana kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit pa patur persona të lënduar.

Menjëherë pas konstatimit të pakos së dyshimtë pranë mjetit të saj, mësohet se Policia ka njoftuar drejtoreshën Kuka duke i kërkuar që të largohet bashkë me stafin nga institucioni. Ka qenë një person ende i paidentifikuar, i cili ka njoftuar policinë për eksplozivin në mjetin e drejtoreshës.

Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje ka lidhje për shkak të detyrës së Suida Kukës, apo ndonjë arsye tjetër. Dyshohet se sasia e eksplozivit është vendosur nga një person me motor dhe kanë qenë kamerat e sigurisë ato të cilat kanë filmuar momentin e vendosjes së lëndës plasëse.


Video