Kryente manovra të rrezikshme me ‘BMW’ në rrugë për video në Tik Tok, ja sa gjobitet i riu në Tiranë

22 April 2023, 12:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryente manovra të rrezikshme me ‘BMW’ në rrugë
Kryente manovra të rrezikshme me ‘BMW’ në rrugë

Në datat 29.03.2023 dhe 20.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për dy automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, sëbashku me mjetet përkatëse.

Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. 


Video