Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Axel Hoxhajn, autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 20-vjeçarit Stiven Toshkesi.
Trupa gjykuese caktoi masën e sigurisë arrest në burg ndaj 18-vjeçarit. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë, pasi u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës falë negociatave që uniformat blu zhvilluan me familjarët e të riut.
Një ditë më parë, gjykata la në qeli edhe 18-vjeçarin tjetër Ensi Maze, shoku i autorit të dyshuar kryesor.
20-vjeçari Stiven Toshkësi u godit për vdekje me thikë nga Axel Hoxhaj më 18 Prill.