Emirjana Sako kujton Komisionin Hetimor për Inceneratorët: I padrejtë, mizanskenë e vërtetë. Njerëzit më thoshin "bravo"

22 April 2023, 09:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emirjana Sako kujton Komisionin Hetimor për Inceneratorët: I
Podcasti i Ramës me Emirjana Sakon

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Ermijana Sako ka kujtuar Komisionin Hetmor për Inceneratorët ku pati tensione dhe debate të ashpra.

Ajo thotë se i dukej i padrejtë se ishte në fushatë zgjedhore, megjithatë u përpoq që të ruante qetësinë.

“Doja të bëja një refleksion të asaj që kam ndier unë të paktën në këtë tre vjeçar për të qenurit pjesë ne politikë. Në përgjithësi, edhe nga të rinjtë që janë pritet mbase një lloj agresiviteti për t’u bërë i barabartë me atë medium që është në Shqipëri që të jesh politikan duhet të bësh debat, duhet të jesh i sherrosur gjithë kohës e të tjera me radhë dhe unë kam qenë e kundërta e kësaj sepse këtë formim kam edhe këtë natyrë kam.

Në përgjithësi jam e fokusuar te puna dhe te raporti me njerëzit. Ajo është më e rëndësishmja për mua, por kur kam qenë në Komision Hetimor patëm një farë përplasje me grupin e komisionit dhe në fakt, unë isha... po të më shpoje nuk me dilte një pikë gjak në atë debat që patëm aty sepse më dukej i padrejtë. Më dukej i kërkuar sepse unë isha në një fushatë zgjedhore. Pra, më dukej si një mizanskenë tamam kështu më dukej.

Ndërkohë, njerëzit më falenderonin, më thonin bravo për sjelljen, për qëndrimin, për përballjen që kisha bërë dhe nuk arrija t’i besoja syve se mua më dukej një gjë negative ajo që kishte ndodhur atje, ndërsa njerëzit e kërkonin këtë gjë mesa duket dhe kjo unë mendoj se duhet të ndryshojë sepse politika nuk bëhet vetëm nëpërmjet këtij debati kaq të fortë dhe shpesh herë shterpë, por bëhet nëpërmjet fakteve, qëndrimeve, nëpërmjet punës, e të tjera me rradhë siç bëhet në çdo profesion tjetër”, tha Sako.

 


Video