FOTO: Dhoma e pacientëve shkrumb e hi, spitali: Shërbimi vijon pa ndërprerje

22 April 2023, 09:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Dhoma e pacientëve shkrumb e hi, spitali: Shërbimi vijon pa
Pamje nga spitali i Shkodres

Flakët e zjarrit në Spitalin Rajonal të Shkodrës kanë qenë të përmasave të mëdha, ku mund të shihet se dhoma e spitalit është bërë shkrumb e hi.

Spitali Rajonal Shkodër ka bërë me dije se shërbimi po vijon pa ndërprerje, e ndërsa thekson se si pasojë e zjarrit në dhomën e pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë nuk ka të lënduar.

"Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.   Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.  Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.  Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti", thuhet në reagim. 


Video