Kreu i KLP votoi rivalin e Dumanit, dalin emrat se kush votoi për kreun e ri të SPAK dhe kush ia dha votën Kondillit

16 December 2022, 16:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i KLP votoi rivalin e Dumanit, dalin emrat se kush votoi për kreun e
KLP

Pas një seance prej 5 orësh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur ditën e sotme me 5 vota pro Altin Dumanin si kreun e ri të SPAK, i cili do të ketë mandat 3 vjeçar dhe zëvendëson Arben Krajën.

Së fundmi, kanë dalë edhe emrat se si u ndanë votat e anëtarëve të KLP-së mes tre kandidatëve për kreun e SPAK. Kryetari i KLP-së, Alfred Balla dhe anëtarët Tartar Bazaj, Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani votuan për rivalin e Dumanit, Edvin Kondillin.

Ndërsa, Bujar Sheshi, Zeqir Hoda, Ledina Riza, Eloida Goxhi dhe Arta Mandro votuan për Altin Dumanin që në tri vitët  e ardhshme do të jetë në krye të SPAK. Altin Dumani. Një votë mori Adnan Xholi dhe ajo ishte nga Sokol Stojani.

Procesi i seancës dëgjimore është ndjekur nga vetë Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila më herët ka bërë një deklaratë të fortë për tentativa nga politika për të ndikuar në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

 


Video