Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është zhvilluar sot seanca ndaj kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ku është marrë vendimi për riçelje të hetimit gjyqësor si dhe janë pranuar provat shtesa që ajo ka kërkuar ndërkohë që ende nuk ka një njoftim nëse do të kemi vendim për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të saj.
“Pasi dëgjuam parashtrimet e Komisionerit Publik e atë të subjektit të rivlerësimit, vendosi te riçelë hetimin e të merren provat e depozituara nga Imeraj. Riçelet hetimi gjyqësor. Është rrëzuar kërkesa për thirrjen e dëshmirarëve. Si dhe refuzohet kërkessa për të thirrur si dëshmitar anëtaret e KLPK të shkallës se parë veting si dhe Teo Jacobs’”, ka thënë drejtuesja e trupës gjyqësore, Ina Rama.
Seanca e radhës u vendos të mbahet më 20 prill ora 13.00.
Në mbyllje të procesit vetë prokurorja Imeraj e pyetur nga mediat se si ndihet pas këtij vendimi tha se 'pres drejtësi'.
Shkalla e parë e Vetingut konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn në prill të vitit 2021, me arsyetimin se përmbush të tre kriteret; ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin.