Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga faqja zyrtare e Ambasadës Gjermane në Tiranë është bërë me dije se është nënshkruar një Marrëveshjeje e përbashkët ditën e sotme nga Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, z. Oliver Luksic, MdB, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, znj. Belinda Balluku, e cila i ka hapur rrugën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve.
Të dhënat kyç më të rëndësishme nga nënshkrimi i marrëveshjes janë:
- Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022
- Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të - lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.
- Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).
- Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm.
- Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.