
Qyteti i Shkodrës është zgjuar me atentatin ndaj një personi, emri i të cilit nuk ishte i panjohur për policinë.
Nazmi Bandulla është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij gjatë kohës që ishte duke pirë kafen e mëngjesit. Vrasja ka ndodhur në lagjen Partizani në Shkodër. Dyshohet paraprakisht se është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë.
Më pas ekzekutorët, janë larguar në drejtim të paditur. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon në zbardhjen e detajeve të tjera.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.