Kosova mes më të izoluarave në botë, pa viza vetëm në 40 vende

11 April 2022, 20:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kosova mes më të izoluarave në botë, pa viza vetëm

Kosova mbetet shteti më i izoluar, jo vetëm në Europë, por në mbarë botën, ku renditet në vendet e fundit të listës së shteteve përsa i përket lirisë së lëvizjes me pasaportë pa viza.

Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, mbajtësit e pasaportës së Kosovës mund të lëvizin vetëm në 40 vende pa pasur nevojë për vizë, një më shumë se shtetasit e Koresë së Veriut.

Në të njëjtën kategori janë edhe Afganistani, Palestina, Bangladeshi, Libia e Sudani, që të gjitha vende me konflikte, ose probleme të mëdha me varfërinë dhe emigrimin.

Ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 51. Mbajtësit e pasaportës shqiptare mund të lëvizin pa viza në 114 shtete e territore, sipas indeksit Henley & Partners.

Për të tretin vit me radhë, Singapori dhe Japonia kanë pasaportat më të fuqishme në botë. Sipas të dhënave, mbajtësit e këtyre pasaportave udhëtojnë pa viza në 192 vende e territore nga 227 të tilla.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 


Video