Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Shqiptarët dhe serbët janë më pak të preferuarit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, sipas një sondazhi të kryer me shtetasit e katër vendeve më të mëdha të unionit.
Sipas sondazhit të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, më të pëlqyerit janë malazezët, më pas Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe në fund Shqipëria, Serbia e Kosova.
Studimi është kryer në mars të këtij viti me pjesëmarrjen e 5621 personave nga Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja. Ajo që vihet re është se italianët japin një mbështetje relativisht më të lartë në krahasim me të tjerët për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mbështetja më e lartë e tyre ofrohet për Shqipërinë, ndërsa më e ulta për Kosovën.
