E rëndë në Fier, vjehrri vret nusen e djalit dhe më pas veten

12 April 2022, 13:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Fier, vjehrri vret nusen e djalit dhe më pas
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, Xhevair Hoxha, 61 vjeç, dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe.

Pasi ka kryer krimin e rëndë në shtëpi 61-vjeçari më pas ka varur veten në një pemë pas banese. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë fakti që 61-vjeçari nuk pranonte bashkëjetesën e djalit të tij me 30 vjeçaren, pasi kjo e fundit kishte qenë më parë e martuar.



Video