Korrupsion me banesat sociale në Durrës, GJKKO merr vendimin për 8 të pandehurit!

29 April 2025, 15:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Korrupsion me banesat sociale në Durrës, GJKKO merr vendimin për
GJKKO

Prokuroria e Posaçme ka dënuar të pandehurit të cilët janë arrestuar nëntorin e vitit 2024, pasi akuzohen se përmes një skeme mashtrimi duke u prezantuar si punonjës administrate, u premtonin qytarëve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës.

Kjo çështje është zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar dhe në përfundim të tij, gjykata ka dënuar të pandehurin Gëzim Sylaj përfundimisht me dy vite e katër muaj burgim.

Gjithashtu deklaroi fajtor të pandehurin Vasil Karasaliu dhe e dënoi me një vit e katër muaj si edhe deklaroi fajtore ë pandehurën Viola Mema duke e dënuar me dy vite burgim.

GJKKO ka dënuar me dy vite burgim dhe heqjen nga detyra të të pandehurës, Behare Luzi.

Ndërkohë gjykata ka deklaruar fjatore të pandehurën Enxhi Çelaj e cila është dënuar me një vit e dhjetë muaj burgim si edhe Gazmend Panxha i cili u dënua me dhjetë muaj burgim.

I pandehuri Sokol Sylaj është dënuar me tetë muaj burgim nga GJKKO.

Dënimet për Gazmend Panxhën dhe Sokol Sylajn u pezulluan me vendim gjykate, duke u vendosur në provë përkatësisht për 20 muaj.


Video