Kjo është 30-vjeçarja që u vra nga vjehrri në Roskovec, la 3 fëmijë jetim (Foto)

12 April 2022, 15:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kjo është 30-vjeçarja që u vra nga vjehrri në
Ne foto: Merushe Hazizi 30-vjeçarja e cila u vra nga vjehrri Xhevahir Hoxha

Kjo është Merushe Hazizi, 30-vjeçarja e cila u vra nga vjehrri Xhevahir Hoxha në Roskovec te Fierit. 61-vjeçari masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij e më pas, vari veten në një pemë afër banesës.

Foto e siguruar nga VOXNews:

Kjo është 30-vjeçarja që u vra nga vjehrri në
Viktima Merushe Hazizi

Shkaku i vrasjes

Sherri në familje kishte nisur tre vite më parë ku djali i Xhevairit kishte filluar të bashkëjetonte me Merushen, e cila ishte nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme. Gazetarja Valbona Davidhi mëson pas abcneës.al se djali i Xhevairit kishte ndarë bashkëshorten e tij të parë, me të cilën kishte një vajzë duke filluar të bashkëjetonte me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, e cila kishte nga ana e saj tre fëmijë të tjerë.

Kjo gjë nuk është miratuar nga Xhevair Hoxha tre vite më parë duke bërë që çifti i ri të shkonte për të jetuar në një shtëpi me qira në Vlorë. Ndëkrohë që ndodhte kjo, 61-vjeçari ishte betuar se do ta vriste 30-vjeçaren, e cila sipas tij i shkatërroi familjen e të birit.

Prej një jave çifti ishte kthyer për të jetuar në Vidhisht të Roskovecit edhe pse e dinin që 61-vjeçari ishte kundër bashkëjetesës së tyre dhe i kishte kërcënuar më herët.

 


Video