Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Klodian Turja është shqiptari i cili është gjendur i vdekur në Belgjikë. Mediat vendase shkruajnë se 39-vjeçari shqiptar është gjetur pa shenja jete.
Trupi i shqiptarit është gjetur në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit Roeselare.
Sipas mediave belge, fqinjët kanë dëgjuar një zhurmë gjatë natës, disa banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptarit rreth orës 05:00 të së mërkurës.
“Viktima kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës”, ka thënë për mediat belge një prej hetuesve. “Kjo është një ngjarje e dyshimtë dhe ende nuk mund të dalim në një konkluzion final”, ka shtuar ai.