“Banesat e tyre do të shemben”, banorët e Laprakës, 5 Majit dhe Paskuqanit protestë para parlamentit

3 February 2022, 10:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Banesat e tyre do të shemben”, banorët e Laprakës, 5

Ditën e sotme para parlamentit kanë dalë në protestë banorët e 5 Majit, Laprakës dhe të Paskuqanit në Tiranë që preken nga projekti për shkatërrimin e pronave të tyre. Banorët me pankarta në duar kërkojnë mbështetjen e deputetëve të zonës dhe të kryeministrit në lidhje me shqetësimin e tyre.

Ato i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të kërkojë transparencë në lidhje me këtë projekt që shkatërron ndërtesat e tyre që i kanë ndërtuar me mund. “Bashkia po na vjedh haptazi, akt marrëveshje është vjedhje e pastër”, ka thënë një banor.


Video