"Të lutem mos më qëllo"! Vrau me thikë 19 vjeçarin grek, kapet shqiptari në Selanik

2 February 2022, 15:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Të lutem mos më qëllo"! Vrau me thikë 19
Vrasja në Greqi

Një 23-vjeçar shqiptar ka rë në prangat e policies greke, pasi akuzohet se vrau dy ditë më parë një 19 vjeçar në Selanik. Mediat helene shkruajnë shkruajnë se shqiptari është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Vrasja e 19 vjeçarit grek në mënyrë barbare nga shqiptari, teksa i lutej që mos ta qëllonte më ka tronditur vendin fqinj dhe ka sjell reagim edhe të politikanëve.

Sipas mediave greke i riu shqiptar edhe në 2019 ishte shënjuar për një rast dhune mes disa tifozëve  dhe ishte proçeduar penalisht.

23-vjeçari shqiptar  u arrestua pasi u identifikua nga pamjet video si personi që hynte dhe dilte nga dy makinat që drejtoheshin nga skuadra prej rreth 10 huliganësh që më pas sulmuan 19-vjeçarin Alkis Kampanos duke e qëlluar barbarish me thikë dhe duke e lënë të vdekur.


Video