400 mijë dollarë tender për kuzhinierin e famshëm, reagon drejtori i FSHZH: Shpifje, s'kam konflikt interesi

2 February 2022, 14:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
400 mijë dollarë tender për kuzhinierin e famshëm, reagon
Dritan Akolli dhe Alfio Rrotani

SPAK ka vënë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, pas zbulimit të skandalit se i dha tenderin 400 mijë dollarë kuzhinierit që punon me djalin e tij Alfio Rrotanit. Mësohet se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dosjen e këtij tenderi dhe ka urdhër bllokimi për bankat për të kaluar transfertën dhe nuk dihet nëse 400 mijë dollarëshi është kaluar apo është vetëm vlera e tenderit. Dyshohet se paratë kanë kaluar fiktivisht te kuzhinieri Rrotani dhe pasi kompania e tij ka fituar tenderin, paratë mund të jenë paguar në formë e ryshfetit te Flladi Agolli.

Pas kaq ditësh që ka plasur skandali më në fund ka reaguar kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili ka mohuar që të ketë shkelur ligjin në tenderin 400 mijë dollarë për menunë e 100 Fshatrave. Në regimin e tij ai thotë se kjo është një formë presioni për të influencuar në procedurën e tenderimit, e ndërsa thekson se nuk ka asnjë konflik interesi.

“Nisur nga fushata e përbaltjes së ditëve të fundit ndaj FSHZH dhe meje si Drejtues i saj, dua të përcjell qëndrimin tim për opinion publik si vijon:

1. Në mënyrë të vazhdueshme prej politikes së vjetër dhe përfaqësuese të kulturës së baltës sulmohen institucionet dhe drejtuesit për punën dhe rezultatet e tyre. Në këto sulme nuk lihet mënjanë edhe FSHZH, që është një prej organizatave më të suksesshme në gjithë këto vite, ne funksion të zhvillimit rajonal dhe vendor dhe së fundmi dhe ne procesin e
Rindërtimit

2. Turizimi është një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit tonë dhe me një potencial ende të pa shfrytëzuar, sidomos në zonat me potencial natyror dhe kulturor. Nga studimet e kryera rezulton se kategoritë kryesore të shpenzimeve që bëjnë turistët janë për (i) Transport, (ii) Akomodim dhe (iii) Ushqim e pije, ku shpenzimet për ushqim e pije zënë gati 30% të shpenzimeve totale, gati njësoj me akomodimin dhe dicka më pak se transporti. Në vlerë financiare kjo shifër, për gjithë numrin e turistëve vendas dhe të huaj përgjatë kohës së qëndrimit, llogaritet në një të ardhur prej rreth 1miliard Euro ne vit.

3. Një përmirësim i ketij produkti turistik do rezultonte me një rritje dhjetra milionë Euro nëtë ardhurat për këtë sektor dhe për për këtë arsye FSHZH përfshiu në programin e zhvillimit te “100 Fshatrave” ndërhyrjen për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal dhe menunë e 100 fshatrave, që në mënyrë të përmbledhur konsistonte në këto 10 komponentë", shkruan Agolli.

 


Video