A do hiqen masat e Covid siç po bëjnë vendet e tjera? Manastirliu jep përgjigjen

2 February 2022, 12:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A do hiqen masat e Covid siç po bëjnë vendet e tjera?

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu ka folur për vendimet e marra nga këshilli i ministrave ditën e sotme.

Manasterliu është pyetur nga gazetarët, nëse edhe në Shqipëri do hiqen masat Anti-Covid. Ajo u shpreh se situata është në monitorim, por që është ende herët për të shpallur fitoren.

“Masa tona konsiderohen të ulta dhe mesatare. Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike dhe na bën që të jemi shumë të kujdesshëm dhe vëmendshëm. Sot ne kemi mbi 18 mijë raste aktive.

Dhe gjithashtu situata në spitale është e qëndrueshme e po monitorojmë cdo ditë situatën dhe bazuar në to do merren dhe vendimet. Është herët për të shpallur fitoren e virusin, por nga ana tjetër vendet janë duke bërë një vlerësim të situatës, duke lehtësuar dhe masat.

Ju e dini që masat që janë në vendin tonë, janë elastike, situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Është një situatë që na bën të jemi të kujdesshëm”, tha Manastirliu.


Video