U dënua dhe u shkarkua, zbardhet emri që zëvendëson Luan Dacin në KPA

2 February 2022, 09:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U dënua dhe u shkarkua, zbardhet emri që zëvendëson Luan

Mimoza Tasi do të jetë gjyqtarja që do të zëvendësojë Luan Dacin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA). 

Zëvendësimi erdhi pasi Daci u dënua dhe u shkarkua  me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. 

Kështu trupa e re gjykuese e KPA-së do të jetë e përbërë nga Albana Shtylla, kryetare dhe gjyqtarët Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj dhe së fundmi Mimoza Tasi.

 

 


Video