Reformat e integrimit në BE, raporti europian e nxjerr Shqipërinë më dobët se Maqedonia e Veriut

2 February 2022, 08:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Reformat e integrimit në BE, raporti europian e nxjerr Shqipërinë

Pas Kosovës dhe Bosnjës, Shqipëria kishte përgatitjen më të dobët në lidhje me reformat, që duhet të përmbushen për tu integruar në Europë.

Sipas një tabele krahasuese që bëri Gjykata Europiane e Llogarive (Kontrolli Suprem i Fondeve te BE-së) në rreth 35 çështje kryesore, shihet se vendet në proces anëtarësimi, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Kosova kanë rezultate të ndryshme të veprimeve që çojnë në anëtarësim.

Gjykata Europiane e Llogarive ka vlerësuar me një rreth blu reformat që kanë përparuar, ndërsa me nuancat e ngjyrës së gjelbër janë shënuar reformat që kanë nisur dhe kanë përparuar pak.

Siç shihet në tabelën bashkëngjitur Shqipëria në të gjitha çështjet ka vetëm një vlerësim “Blu” ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Turqia. Edhe ky vlerësim është në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes dhe i dedikohet më së shumti anëtarësimit të vendit në NATO.

Për sa i përket plotësimit të kushteve, përparim të lartë ka bërë vetëm Turqia. Nga 31 kritere, në 10 prej tyre Turqia kishte ecuri pozitive ndërsa për tre kritere, si lidhjet logjistike me BE-ne, ecuria e shkencës dhe legjislacioni i kompanive mori vlerësim shumë të lartë të ecurisë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në të njëjtin stad të integrimit në BE, por kur krahasohet ecuria në reforma shihet se, ne jemi pas Maqedonisë së Veriu sipas tabelës krahasuese.

 

Reformat e integrimit në BE, raporti europian e nxjerr Shqipërinë

 


Video