"Keni plagosur liderin" - Protestuesit përplasen me policinë, dyshohet të jetë goditur Berisha (VIDEO)

22 March 2026, 20:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Keni plagosur liderin" - Protestuesit përplasen me
Protestuesit përplasen me policinë, dyshohet të jetë goditur Berisha

Janë përshkallëzuar tensionet në protestën e Partisë Demokratike në Tiranë, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Ngjarjet janë shënuar pranë godinës së AKSHI-t, ku policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Në këto momente mësohet se kryedemokrati Sali Berisha nuk është ndjerë mirë dhe është ulur në një karrige te rrugica që të çon te banesa e tij.

Ndërkohë deputetët demokratë janë përplasur me policinë me pretendimin se kanë plagosur kryedemokratin.

 


Video