Kapen rreth 500 mijëra euro në portin e Durrësit, ishin fshehur në tavanin e autobusit, arrestohet shoferi (EMRI)

21 October 2022, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Kapen rreth 500 mijëra euro në portin e Durrësit, ishin fshehur
Autobusi ku ndodheshin eurot

Një autobus me qindra mijëra euro të padeklaruara është kapur në portin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije se paratë ishin fshehur në tavanin e autobusit, tek kondicioneri dhe janë evidentuar nga skaneri. Mësohet se autobusi ishte nisur nga Bari.

Ende nuk dihet shuma fikse e parave, pasi ato janë duke u numëruar aktualishit. Dyshohet se janë rreth 500 mijë euro. Uniformat blu kanë ndaluar shoferin e autobusit, shtetasi Elidin Çela.

Pritet një komunikatë zyrtare nga ana e Policisë lidhur me këtë operacion.


Video