Mallkimi i rrugës Kardhiq-Delvinë/ Motra e Dallëndyshe Bicit merret e pandehur nga SPAK

21 October 2022, 15:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mallkimi i rrugës Kardhiq-Delvinë/ Motra e Dallëndyshe Bicit
Në foto: Dallëndyshe BicI

Elona Gogo,e cila u mor e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, është motra e Dallëndyshe Bicit, drejtoreshës së IKMT.

Gogos i është komunikuar dy ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, e cila në finale të një hetimi 3 vjeçar zbuloi shkelje të kryera në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas SPAK Elona Gogo, ish-kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me ligjin skualifikoi nga gara kompaninë Gjoka, duke favorizuar atë fituese.

BW shkruan se Gogo, e cila ka mbajtur pozicione të ndryshme ne administratën publike dhe institucione të rëndësishme shtetërore, u paraqit në institucionin e akuzës dy ditë më parë e shoqëruar nga avokati i saj Sokol Hazizaj. Pasi është njohur me aktet, ka deklaruar se brenda afatit 10 ditor do të paraqesë argumentet e saj kundër akuzës.


Video