Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Vrasja e një 34-vjeçari ka tronditur Fushë-Krujën mëngjesin e sotëm.
Indrit Ndoj është gjetur i vdekur nga familjarët në një kanal, teksa në këmbë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, si dhe dëmtime në pjesë të tjera të trupit.
Policia dyshon se 34-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në këmbë në një vend tjetër dhe më pas është hedhur në kanal.
Ndoj ka qenë duke lëvizur me biçikletë, por në vendin ku u gjet trupi nuk është gjetur biçikleta. Po ashtu në vendin ku u gjet policia nuk ka konstatuar asnjë gëzhojë arme zjarri.