Indrit Ndoi u dhunua dhe më pas u qëllua me plumb, kishte mbi 24 orë i vrarë, ishte në arrest shtëpie

21 October 2022, 15:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Indrit Ndoi u dhunua dhe më pas u qëllua me plumb, kishte mbi 24
Indrit Ndoj

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoi në Fushë Krujë, trupi i të cilit u gjet ditën e sotme i pajetë me plumb në këmbë.

Mësohet se Indrit Ndoi ka qenë nën masën e sigurisë "arrest shtëpie" ër për arrestimin e tij në shtator të vitit 2021 për trafik klandestinësh.

Burime për News24 bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake e trypit të viktimës dyshohet se ai kishte mbi 24 orë që kishte ndërruar jetë, ndërsa rezulton se ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar në këmbë me armë përpara se të ndërronte jetë përfundimisht.

Kujtojmë se Indrit Ndoj është gjetur i vdekur nga familjarët në një kanal, teksa në këmbë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, si dhe dëmtime në pjesë të tjera të trupit paraditen e sotme.


Video