Kapen rreth 4 mijë karta SIM në Rinas, ishin dërguar me postë

14 June 2022, 09:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kapen rreth 4 mijë karta SIM në Rinas, ishin dërguar me

Rreth 4 mijë karta SIM janë kapur nga sektori i kibernetikës në aeroportin e Rinasit 10 ditë më parë.

Kartat janë kapur pas skanimit dhe mësohet se kanë ardhur nga Londra.

Personi që mbante emrin e postës ku ishin dërguar kartat ka mohuar të ketë dijeni apo të ketë bërë një porosi të tillë.

Materialet i janë referuar prokuorirsë për veprime të mëtejshme hetimore.

Kujtojmë që kartat SIM shiten edhe në tregun e zi dhe mund të përdoren për aktivizim të lëndës plasëse në raste atentatesh.


Video