Kapen me kokainë në parking, pranga 3 shqiptarëve në Itali

16 July 2023, 08:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kapen me kokainë në parking, pranga 3 shqiptarëve në Itali

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u kapën me drogë në një parking.

Ngjarja ndodhi ditën e shtunë në Pesaro ku autoritet italiane kanë kapur në flagrancë tre shqiptarët të moshave 20, 28 dhe 34-vjeç, të cilët kishin me vete rreth 300 gramë kokainë.

Sipas medieve italiane, skuadra e antidrogës kishte vënë nën hetim tre shtetasit shqiptarë dhe arrestimi ka nodhur në një parikim në sheshin e Pesaros.

Mësohet se 20-vjeçari e ka sjellë drogën tëk dy bashkëatdhetarët e tij, të cilët më pas do e shpërndanin nëpër qytetin e Pesaros.

Vënia në pranga u bë e mundur nga një përgjim i telefonatave nga karabinierët, të cilët kanë konstatuar se në momentin që ata ndodheshin në parkim, droga do të dorëzohej nga i riu shqiptar tek bashkëkombasit e tjerë.

Ata janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, ku po presin dënimin e tyre nga gjykata.


Video