Një polemikë mes gazetarësh ka ardhur pas një artikulli të agjencisë BIRN që duke shkëputur dy paragrafë nga dosja e SPAK për Arben Ahmetajn raportonte se Bashkia e Tiranës ishte iniciatore procedurave për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Por më vonë rezultoi se shkrimi ishte spekulues.
Ndërkohë, autorja e shkrimit Ola Xama ka pretenduar se kryebashkiaku i Tiranës e ka cilësuar atë si “militante” dhe “vrasëse me kontratë”.
Kjo ka sjellë reagimin e sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez. Ky i fundit kritikon Veliajn për gjuhën ndaj gazetares.
“Të quash një gazetar vrasës me pagesë është një akuzë e rëndë që mund të çojë në ngacmime në internet dhe madje edhe kërcënime fizike. Përdorimi i fjalëve të tilla rrezikon seriozisht Ola Xamën dhe dekurajon atë dhe gazetaret e tjera që të kryejnë punën e tyre si gazetare në interes të publikut. I kam kërkuar disa herë në të shkuarën zotit Veliaj që të mos frikësojë dhe denigrojë gazetarët dhe qytetarët shqiptarë që guxojnë ta kërkojnë llogari”, shkruan Gutierrez ndër të të tjera në rrjetet sociale.
???????? We share the same concern as @EFJEUROPE. @erionveliaj is known among media orgs for regularly attacking professional and independent journalists and activists. We call on Veliaj to stop attacking journalists, offer them access to information, and respect their work.@CFWIJ https://t.co/r2XQCVDvx1
— European Centre for Press and Media Freedom (@ECPMF) July 15, 2023
Nga ana tjetër, Ricardo Gutierrezit i është përgjigjur me tone polemike një tjetër gazetar.
Gazetari Habjon Hasani në një shënim në Facebook thotë se pasi ka lexuar të plotë dosjen e SPAK ndaj Arben Ahmetajt është ndaluar konkretisht te pjesa e impiantit të mbetjeve Tiranë, nga ku u bazua dhe shkrimi i BIRN. Duke dhënë shkurt historinë e një projekti të IFC, Hasani thekson se shkrimi i BIRN është një “mashtrim kryekeput, nuk ka asnjë evidence në dosjen e prokurorisë që sugjeron diçka të tillë”.
Në këtë mënyrë ai thotë se ka Gutierrez ka ndonjë evidencë tjetër, ta bëjë atë publike, ndryshe ankesat në Twitter se "po na cenoni lirine e medias" nuk vlejnë, ndërsa thekson se “nje media që gabon dhe mashtron publikisht kërkon falje, nuk ka pse fshihet pas këtyre pafillove me mbiemra spanjollë që mund të sugjestionojnë veç imbecilët”.
Reagimi i plotë i gazetarit Habjon Hasani:
“Jepjani Gutierrezit dosjen ta lexoje:
Pasi kam lexuar te plote dosjen e prokurorise (sidomos pjesa e impiantit te mbetjeve Tirane) vlen te rendis disa piketa:
-Veliaj ka propozuar zbatimin e nje projekti te IFC.
-Ky projekt ishte çuar perpara nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha i cili kerkonte publikisht zbatimin e ketij projekti kur u zgjodh Veliaj ne Bashki. (Video ne fund)
-Ky projekt i IFC nuk parashikonte fare incenerim por zgjerim te territorit te Sharres dhe kapsulim nentokesor te mbetjeve.
-Pasi Veliaj propozoi kete projekt te IFC-se ne 2016-en, ministrat Shkelqim Cani dhe Arben Ahmetaj e konsideruan kete projekt si jo te leverdisshem.
-Pasi rrezuan kete projekt dhe pasi Ahmetaj merr postin e Ministrit te Financave ne vend te Canit, ai duke vijuar komunikimin me Bashkine i ben te ditur kesaj te fundit se zgjidhja e problemit te mbetjeve ne Tirane duhet te behej nepermjet nje triumvirati drejtues, Ministria e Finances, Ministria e Infrastruktures dhe Ministria e Mjedisit.
-Vetem pas kesaj levizje, hyn ne loje zyrtarisht dyshja Zoto-Mertiri e cila i dergon propozimin e pakerkuar Lefter Kokes qe ishte minister i Mjedisit. Ky eshte momenti i pare kur shfaqet ne loje ideja per "incenerim" dhe jo thjesht kapsulim.
-Lefter Koka e fut kerkesen ne procedure ligjore dhe cdo hap tjeter eshte burokaraci ku çdo institucion i lidhur me projektin eshte i detyruar te bashkepunoje sipas kompetences perkatese ligjore.
Shkrimi i BIRN mbante titullin:
"Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, thotë SPAK"
Mashtrim kryekeput, nuk ka asnje evidence ne dosjen e prokurorise qe sugjeron diçka te tille.
Ose nese ka ai Gutierrez ndonje evidence le ta beje publike, perndryshe ato ankesat ne Tëitter per gjasme "po na cenoni lirine e medias" nuk vlejne as per te fshire bythen.
Nje media qe gabon dhe mashtron publikisht kerkon falje, nuk ka pse fshihet pas ketyre pafillove me mbiemra spanjolle qe mund te sugjestionojne vec imbecilet”.