Një shkrim i BIRN që raportonte se Bashkia e Tiranës ishte iniciatore procedurave për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës rezultoi një spekulim mediatik.
Por kush e futi këtë agjenci lajmesh në një kurth duke i humbur kredibilitetin?
Sipas gazetarit Habjon Hasani është një deputete demokrate (burimet thonë që është Jorida Tabaku) që është tallur me ta duke iu dhënë vetëm dy paragrafë nga dosja me 320 faqe e Arben Ahmetajt.
“Keta te BIRN-it vertete dolen blof me Veliajn, ama kjo eshte pergjegjesi e burimit qe i ka tallur e qe u ka dhene vetem dy paragrafe nga dosja me 320 faqe.
Kuptohet qe nje media serioze nuk e shet kurre burimin e vet, ndaj dhe ne po bejme sikur nuk e dime se cila eshte ajo deputetja aguridhe e PD-se qe hodhi gurin e fshehu doren”, shkruan gazetari në rrjetet sociale.