Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas rinisjes së seancës, kryeministri Edi Rama nuk është lejuar përsëri të marrë fjalën e tij. Ka qenë deputeti Gazment Bardhi i cili është drejtuar drejt foltores sapo Rama është ngritur për të marrë fjalën.
“Bazuar në rregulloren e Kuvendit meqë opozita nuk lejon kryeministrin Rama të mbajë fjalën e tij, kalojmë në votim. Kuvendi vendos kalimin në votim”, u tha në Kuvend.
Ndërkohë në drejtim të Ramës dhe Peleshit janë hedhur shishe uji si dhe libri i programit.