Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot nga flakët në rrugën pranë Laçit, duke krijuar panik tek drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.
Ngjarja ndodhi në mes të ditës, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.
Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë shtëllungat e dendura të tymit të zi që ngriheshin mbi kamionin e përfshirë nga zjarri, duke mbuluar zonën dhe duke rënduar ndjeshëm trafikun.
Automjetet e tjera u detyruan të ndalonin ose të lëviznin me kujdes, ndërsa autoritetet ndërhynë për të neutralizuar flakët dhe për të rikthyer qarkullimin normal.
Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat e incidentit.