VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të 45-vjeçarit që vrau nënën dhe plagosi rëndë babain në Lushnje

25 August 2026, 12:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të 45-vjeçarit që vrau

Janë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Florion Dadallakut, 45-vjeçarit të dyshuar për ngjarjen e rëndë në familje, ku humbi jetën nëna e tij dhe mbeti i plagosur rëndë babai.

Sipas policisë, 45-vjeçari goditi me sqepar nënën e tij, Fanije Dadallaku, 80 vjeçe, ndërsa babain, Hasan Dadallaku, e la të plagosur rëndë.

Pas krimit, ai u largua me automjet, për t’u arrestuar më vonë nga policia.

Dadallaku rezulton me probleme të shëndetit mendor dhe mësohet se ishte shtruar dy herë më parë në psikiatri.

 


Video