Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Golem!

25 August 2026, 14:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari

Oldion Tusha 42 vjeç banues në Mirditë është viktima e dytë e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Golem.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët lidhur me aksidentin me motor, ju bëjmë me dije se është identifikuar edhe shtetasi tjetër, i cili ka humbur jetën si pasojë e aksidentit. Bëhet fjalë për shtetasin O.T., 42 vjeç, banues në Mirditë”, njoftoi policia.

Aksidenti tragjik është regjistruar rreth orës 00:20 në rrugën dytësore në zonën e plazhit të Golemit.

Motomjeti ku udhëtonte Oldion Tusha, drejtohej nga  44-vjeçari Elton Luzati, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake dyshohet se motomjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa përplasja me bordurën rezultoi fatale.


Video