Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 26-vjeçar është arrestuar sot në Durrës, pasi dyshohet se një ditë më parë grabiti me forcë një shumë parash në një market në lagjen nr. 17.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur shtetasi me inicialet F. S. mori me forcë paratë nga kasa e biznesit dhe u largua.

Pas identifikimit të tij si autor i dyshuar, 26-vjeçari është kapur dhe arrestuar nga policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.