Ish kryeprokurori: Pronari faktik që ka ngritur SPAK ndaj Mirel Mërtirit, nuk ekziston në ligj

18 May 2023, 17:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish kryeprokurori: Pronari faktik që ka ngritur SPAK ndaj Mirel
Anduena Llabani dhe Eugen Beci

Edhe ish-prokurori Eugen Beci është i bindur se pretenca e dhënë për çështjen e inceneratorit të Elbasanit është pa u bërë hetime dhe pa prova.

I ftuar në emisionin Zona Zero në Top Neës, Beci deklaroi se në një shtet demokratike fakti, ka nevojë për hetime dhe prova

“Këto janë dembelesë të një hetimi, për t’i mos i hyrë thellë një hetimi dhe të marrësh një kallëzim dhe të qëndrosh aty. Në një shtet demokratik, fakti ka nevojë për hetim dhe për prova.  Në një shtet demokratik gjyqet bëhen në salla gjyqi dhe jo në salla kinemaje, këtu ndryshon nga gjyqet popullore. Gjykata duhet ta shohë ftohtë këtë çështje, mos mendojë që Prokurori duhet të ketë gjithmonë të drejtë. Sot përballë drejtësisë kemi biznesmenë dhe njerëz që kanë patur gjithë jetën në administratën publike dhe ti dënosh pa prova, pa hetuar, nga indicie që mund të jenë edhe politike. Fakti penal duhet të paraqitet me prova të pakundërshtueshme.” –tha Beci.

Ai shtoi më tej se në vendin tonë është skandal ku kemi të dënuar më shumë biznesmenë sesa zyrtarë.

Në lidhje me termin “pronar faktik” i përdorur për biznesmenin Mirel Mërtiri, ish-prokurori tha se ky term nuk ekziston fare në ligj dhe pritet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë gjykata.

“Ne ndodhemi përballë një shpk që nuk ka pronar të saj, Nuk eksiston temri faktik në Shqipëri, mund të kemi aksioner, por jo pronar faktik. Kjo akuzë duket e pa bazuar në ligj dhe në prova. Pritet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë gjykata në lidhje me këtë akuzë.” – tha Beci.

 


Video