Anduena Llabani: Vendimi i SPAK për inceneratorët, prokurorët zbatuan kallëzimin e LSI

18 May 2023, 17:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anduena Llabani: Vendimi i SPAK për inceneratorët, prokurorët
Anduela Llabani

Gazetarja e kronikës Anduena Llabani ka deklaruar se për çështjen e inceneratorit të Elbasanit nuk janë bërë fare hetime, por pretenca është dhënë në bazë të kallëzimit të marrë nga LSI.

E ftuar në emisionin Zona Zero në Top Neës, ajo deklaroi se janë bërë zero hetime për dy vite, teksa ngriti dhe pikëpyetjen pse nuk është marrë kurrë në pyetje nga SPAK ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Sipas saj, ky proces ka patur devijime dhe për shkak të presioneve politike.

"Një çështje që nuk ka sjellë asnjë risi, në dy vite hetime prokuori duket se ka qëndruar në vend numëro, është marrë padia siç ka qenë kallëzimi nga LSI dhe nuk ka ndryshuar me prova të reja dhe hetime. Pra janë marrë këto para, por si janë marrë, ku kanë shkuar.

Për një çështje që ka marrë kaq rëndësi mediatike, ajo që është surprizuese është si ka mundësi që në dy vite zoti Koka nuk është marrë në pyetje. Ky proces duket me ngjyrime politike, shumë emra u thirrën për të dëshmuar dhe për dikë u pret fletë arresti dhe për dikë tjetër jo, por ajo që të bën të pyesësh është pse nuk është marrë zoti Koka në pyetje nga SPAK. Gjithë ky proces ka patur devijime për shkak të presioneve të politikës, për shkak të personave të përfshirë. Ka disa veprime që në gjuhën tonë bëjnë “muu”. Jam e bindur që kjo çështje do të shkojë deri në Strasburg." tha Llabani.


Video