Inteligjenca Artificiale mund të zbulojë sinjalet që i paraprijnë tërmeteve

28 May 2026, 23:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inteligjenca Artificiale mund të zbulojë sinjalet që i
Inteligjenca Artificiale mund të zbulojë sinjalet që i paraprijnë tërmeteve

Parashikimi i tërmeteve ka qenë gjithmonë sfida më e vështirë, dhe deri më tani e pamundur, në të gjithë shkencën e Tokës.

Dekada të tëra kërkimesh të rëndësishme ndërkombëtare, ende nuk kanë zbuluar sinjalet që tregojnë se sa shkatërrues është një tërmet dhe kur ndodh ai.

Aktualisht, është thjesht e pamundur të parashikohet një tërmet.

 Një ndihmë thelbësore mund të vijë nga Inteligjenca Artificiale, e cila mund të njohë automatikisht sinjalet që i paraprijnë një tërmeti duke analizuar të dhënat e lidhura me lëvizjen e çarjeve të Tokës.

Ky përparim vjen nga “Machine Learning”, një metodë automatike e pambikëqyrur, pa udhëzime të paracaktuara, që identifikon ngjashmëritë ose strukturat në të dhënat që i paraprijnë një tërmeti.

Një ekip shkencëtarësh, ka nxjerrë të gjitha të dhënat nga pesë tërmetet më të rëndësishme në të gjithë botën, tërmete që nuk u paraprinë nga ndonjë valë sizmike.

I gjithë ky informacion u përpunua nga algoritmi, i cili katalogoi dhe klasifikoi të dhënat, duke i grupuar ato në familje të ndryshme.

Sistemi ishte në gjendje të kuptonte se me cilat të dhëna të punonte, cilat të kërkonte, shkurt, të dhënat, ndryshimet e të cilave i paraprinë lëkundjeve.

Kjo ende nuk ndihmon në parashikimin e rënies së tërmeteve, por nxori në pah se në cilët tregues duhet të përqendrohet një studim sistematik i parashikimit të mundshëm të tyre.

Sipas studiuesve, studimi tregoi se analiza e Inteligjencës Artificiale, duke përdorur teknika shumë të përparuara përpunimi, mund të përmirësojë të kuptuarit e fenomeneve fizike që nxisin evolucionin e çarjeve dhe, më e rëndësishmja, paraprijnë tërmetet.


Video