Çfarë bëri Spiropali që meritonte ta përjashtonin nga Partia Soc...
24 Nëntor, 21:14Fokus
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka firmosur lëvizje në burgje pas dhjetëra kontrolleve në qeli.
Është emëruar drejtor në burgun e Reçit Klodjan Myrto, ndërsa paraardhësi i tij, Algert Çekrezi, ka dhënë dorëheqjen dhe është kthyer në Policinë e Shtetit.
Në burgun “Jordan Misja” ka dhënë dorëheqjen drejtori i 313-ës dhe është komanduar Arjan Bozhaj.
Në burgun e Rrogozhinës ka qenë i pezulluar Bilal Hasa, ndërsa është komanduar Alban Zela.